Lajme

Asnjë i vdekur dhe 16 raste të reja me virusin korona

05/18/2022 14:59
nga:Q R

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton GazetaBlic.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 16 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 35 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

18 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.087 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 822.691 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 102.435 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 576 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 35 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 263.