Sporti

Largimi i Rudiger dhe Christensen, Chelsea kërkon shërbimet e Jules Kounde

05/18/2022 14:49
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka bërë plane për të nënshkruar Jules Kounde nga Sevilla, sapo të përfundojë shitja e plotë e klubit.

Me Antonio Rudiger që do të largohet për në Real Madrid dhe Andreas Christensen për Barcelonën, Chelsea do të kërkojë urgjentisht të sjellë të paktën një, nëse jo më shumë, qendërmbrojtës të lartë, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja ishte në prag të përfundimit verën e kaluar përpara se komplikimet të vononin lëvizjen për këtë vit.