Sipas Mirror, Arsenali po mendon të shesë Gabriel Magalhaes në një lëvizje të papritur gjatë afatit kalimtar të verës.
24-vjeçari ka qenë një shtyllë e mbrojtjes së Arsenalit këtë sezon, por Mikeal Arteta mund të kërkojë ta zëvendësojë atë me një tjetër mbrojtës, shkruan GazetaBlic Sport.
Juventusi është një destinacion i mundshëm për brazilianin pasi klubi italian kërkon të zëvendësojë Giorgio Chiellini.
Megjithatë, duket se ka edhe disa skuadra të tjera që po monitorojnë nga afër situatën e tij.



