Sporti

Guardiola i vendosur, kërkon transferimin e mbrojtësit spajnoll tek Manchester City

05/18/2022 13:31
nga:Mergim Rreci

Sipas Daily Mail, Marc Cucurella, mbrojtësi i majtë spanjoll i Brighton, është në planet e Pep Guardiolës për edicionin tjetër.

Marc Cucurella shkëlqeu me paraqitjet e tij tek skuadra angleze, por është rritur profesionalisht në Spanjë, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari ka bërë tashmë debutimin e tij edhe tek kombëtarja ‘Iberike’ dhe shihet si një përforcim adekuat për Cityn.

/GazetaBlic Sport/