Lajme

Gruaja e Rexhep Selimit reagon pas dënimit të Haradinajt e Gucatit

05/18/2022 12:37
nga:G B

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, njëherësh bashkëshortja e ish deputetit Rexhep Selimi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë, ka reaguar pas dënimit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se vendimi vërteton se nuk bëhet fjalë për drejtësi, raporton Gazeta Blic.

“Ky vendim i Gjykatës Speciale vërteton se nuk bëhet fjalë për drejtësi”, ka shkruar ajo në Facebook.