Lajme

Fillon takimi ndërmjet MMPHI dhe Komiteti të Transportit, Serbia s’merr pjesë edhe pse ishte e ftuar

05/18/2022 12:18
nga:Astrit Gashi

Ka filluar takimi në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe këshillin Ministror të organizuar nga Komiteti i Transportit, ku të ftuar janë gjashtë ministrat e infrastrukturës nga Ballkani Perëndimor.

Të pranishme në këtë takim janë Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

E ftuar në këtë takim ministror ishte edhe Serbia, ani pse nuk ishte prezentë do të jetë pjesë e takimit në platformë Online.

Ky takim mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe kryesohet nga ministri Liburn Aliu.