Sergio Aguero zbuloi se ai po përjetonte simptoma të pazakonta në lidhje me aritminë e zemrës që pësoi në fillim të këtij sezoni.
33-vjeçari në atë kohë luante për Barcelonën, por u detyrua të tërhiqej nga futbolli në dhjetor për shkak të sëmundjes së zemrës dhe për situatën foli në emisionin televiziv spanjoll ‘El Hormiguero’, përcjell GazetaBlic Sport.
Fillova të ndihesha keq në parasezon, me simptoma të çuditshme, por mendova se kjo ishte për shkak të seancave stërvitore, vapës”, tha Aguero.
“Më pas u lëndova dhe isha jashtë për një muaj, por ndihesha ende jo rehat.
“Më pas fillova të stërvitem me skuadrën dhe në seancat stërvitore ndihesha mjaft pa frymë, derisa një ditë i thashë mjekut se po ndihesha keq dhe më pas fillova të ndihem mjaft i trullosur dhe filloi aritmia”.
“Doktori më bëri një kontroll dhe gjithçka ishte në rregull, por javën tjetër më ndodhi në stadium [kundër Alaves në tetor]”, vazhoi ai.
Aguero ka treguar se sa shumë ka luftuar për të tërhequr vëmendjen e gjyqtarit për të ndërprerë ndeshjen kundër Alaves.
Fillova të ndihesha keq dhe doja t’i bërtisja arbitrit që të ndalonte lojën, por nuk munda t’i ndaja fjalët, – shpjegoi ai.
“Më pas fillova të ndihem i trullosur, kështu që e kapa për dorën e një mbrojtësi dhe i kërkova të ndalonte lojën.
“Më pas ndjeva shumë trullosje dhe filloi aritmia.Kur ndaloi, më çuan në spital dhe më mbajtën aty për tre ditë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


