Lajme

Me flamurin e UÇK-së, kosovari që shkoi tek Specialja për ta pritur vendimin për Haradinajn e Gucatin

05/18/2022 11:58
nga:G B
Sot në Gjykatën Speciale është shpallur vendimi për dy krerët e OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati. Haga i ka dënuar të dy me nga katër vjet e gjysmë burg për zbulimin e dokumenteve konfidenciale të Prokurorisë së Hagës.
Ndërkohë para Gjykatës në Hagë, për të pritur vendimin ndaj dy krerëve të OVL UÇK-së ka shkuar Valon Avdijaj.
Ai ka publikuar fotografi edhe teksa ishte nisur rrugës për të shkuar në Hagë, dhe ka publikuar edhe fotografi me flamurin e UÇK-së teksa ka pritur vendimin për Gucatin e Haradinajn.
Avdijaj edhe më herët kishte vizituar Hagën, madje edhe kishte kënduar përpara rrethojave të Speciales me flamurin e UÇK-së.