Lajme

Koha sa ishin në paraburgim, Gucatit e Haradinajt i llogaritet dita si një ditë e gjysmë

05/18/2022 11:01
nga:N M

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dënuan nga Gjykata Speciale me nga 4.5 vjet burgimin secili dhe me një gjobë prej 100 eurove, raporton Gazeta Blic.

Por ata u arrestuan në shtator të vitit 2020 dhe qëndrimi në qendrën e paraburgimit u llogariti si një ditë e gjysmë në Gjykatën Speciale.

Nëse bëhet një llogari e thjeshtë Gucati e Haradinaj kanë qëndruar në Speciale pothuajse afër dy vjet dhe në rast se gjykata e Apelit nuk merr një vendim ndryshe, atëherë i bie që të dy ish krerët e OVL UÇK-së do të qëndrojnë në burg rreth dy vite e gjysmë.

Specialja sot shpall vendimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

LAJMI I FUNDIT: Nasim Haradinaj dënohet me 4 vjet e gjysmë burg nga Specialja