Lajme

Nis seanca ndaj Gucatit e Haradinajt, sot shpallet vendimi nga Specialja

05/18/2022 10:15
nga:G B

Ka nisur seanca e Gjykatës Speciale në Hagë, ku sot do ta shpallet vendimi në rastin ndaj ish-krerëve të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Pas një procesi 1 vjeçar të gjykimit, dhe pas dëgjimit të dëshmitarëve të prokurorisë e mbrojtjes, Dhomat e Specializuara në Hagë do ta japin verdiktin e parë që nga themelimi.

Kujtojmë se akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.