Lajme

‘Lamtumirë e bukura jonë Erges’! Aksidenti në Fier, ndërron jetë pas 12 ditësh e reja. Dedikimi i shkollës

05/18/2022 09:32
nga:G B

Njk vajzë e re 22 vjeçe nga Fieri ka ndërruar jetë 12 ditë pas aksidentit. Vdekja e saj ka hidhëruar pa masë familjen, por edhe shokët dhe shoqet dhe të gjithë ata që e njohën.

Një postim prekës ka bërë edhe shkolla e saj.

POSTIMI I SHKOLLËS:

Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin eparakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh. Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj! Lamtumirë e bukura jonë Erges!