Sporti

Sonte zhvillohet finalja e madhe në Europa League, Frankfurt dhe Rangers premtojnë spektakël në Sevilla

05/18/2022 08:47
nga:Mergim Rreci

Europa League vjen sonte me finalen e madhe.

Ndeshja finale e sezonit 2021-2022 në UEFA Ligën e Evropës, do të zhvillohet mes ekipeve Eintracht Frankfurt dhe Rangers, përcjell GazetaBlic Sport.

Në Sevilla, skuadrat do të luajnë aktin e fundit, në një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se skuadra fituese do të marrë automatikisht një biletë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

“Ramon Sanchez-Pizjuan” është arena ku do të zhvillohet sonte ky takim, me gjyqtarin e ndeshjes që do të jetë slloveni Slavko Vincic, ndërsa do të fillojë në orën 21:00.

/GazetaBlic Sport/