Lajme

Departamenti amerikan i Shtetit ka filluar grumbullimin e dëshmive për krimet ruse në Ukrainë

05/18/2022 08:33
nga:Astrit Gashi

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi fillimin e një programi të ri për mbledhjen dhe analizimin dhe dëshmive të luftës dhe krimeve të tjera të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit thuhet se i ashtuquajturi Observatori i Konfliktit do të kombinojë dokumentacionin dhe provat e mbledhura nga burime jozyrtare për veprimet e Rusisë në Ukrainë, raporton Reuters, përcjellë Gazeta Blic.

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, ka fajësuar Rusinë për shkak të atyre që ai i quan “krime të mëdha të luftës” të kryera në Ukrainë.

Biden theksoi se Moska mban përgjegjësinë për nisjen e “konfliktit më të madh tokësor në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Departamenti i Shtetit njoftoi se raportet, analizat dhe provat mbi krimet e dyshuara ruse do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të Observatorit për Konflikt.