Sporti

Laporta: Mbappe dhe Haaland? S’do të jepja 25 milionë euro pagë për ata që s’fitojnë Championsin

05/18/2022 08:10
nga:Mergim Rreci

Joan Laporta, president i Barcelonës, ka folur gjatë për shumë tema për “Catalunya Ràdio”.

Numri një i klubit “blaugrana” u shpreh i kënaqur për punën e Xavit, ndërsa sa i përket merkaton theksoi se primare është ruajtja e stabilitetit ekonomik.

Mbappe, Haaland…

Ka operacione që nuk do t’i bënim edhe sikur të kishim para, sepse do të shtrembëronim faturën e pagave. Nuk mund të përsëritet më. Nuk mund ta kalojmë një nivel të caktuar shpenzimesh. Nëse Mbappé dëshiron 50 milionë neto, ne nuk mund të paguajmë.

Nuk do ta paguaja këtë shumë për lojtarët që nuk fitojnë Champions League… Jo, nuk mund të paguash 25 milionë rrogë neto për një lojtar.