Lajme

Ibrahimi: Dy ngjarjet që duhet ta alarmojnë shoqërinë kosovare

05/18/2022 07:41
nga:G B

Analisti politik Ilir Ibrahimi, ka thënë se dy ngjarjet që duhet të alarmojnë shoqërinë kosovare janë gjuha homofobe në Kuvend dhe diskriminimi i fëmijëve romë në shkollën në Pejë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se politikanë e intelektualë i përdorin çdo natë nëpër studio televizive e parlament fjalët si kriminel, hajn, tradhtar, budall, etj., që janë tregues se sa poshtë ka rënë shoqëria.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Gjuha homofobe në parlament dhe diskriminimi i fëmijëve romë në një shkollë në Pejë, janë dy ngjarje që do të duhej të alarmonin shoqërinë kosovare se kah po shkojmë.

Fjalët kriminel, hajn, tradhtar, budall, që përdoren aq lehtë nga politikanë e intelektualë çdo natë në studio televizive e në parlament, janë po ashtu tregues se sa poshtë ka rënë shoqëria.

Nuk mund të ndërtosh një shoqëri të mirë në një botë të shekullit 21 ku vlerat janë determinuesi kryesor, me diskurs të shekullit 19.

Sot pasuria e një populli nuk matet me shumën e kursimeve në bankë por me vlerat që i jep shoqërisë.