Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka dhënë një intervistë të gjatë për Catalunya Radio.
Ai ka trajtuar disa tema, duke nisur nga dreka e sotme me numrin një të Valencias, Anil Murthy.
A do të transferohen Gaya dhe Soler? “Erdhi presidenti i Valencias dhe hëngrëm bashkë për të biseduar për çështjet institucionale. Ai ishte i inatosur, sepse janë incizuar disa biseda. Unë nuk mund të flas për përmbajtjen e bisedave, këto janë çështje që duhet të diskutohen përsëri dhe duhet të qëndrojmë të matur.”
Paga e Mbappes: “Ai kërkoi 40-50 milionë euro në sezon, një shumë që klubi ynë nuk mund ta përballojë ta shpenzojë dhe ndoshta ai nuk e fiton as Champions League… Do të ishte një ofendim për lojtarët që u rriten me ne.”
Objektivi i Lewandowski: “Nuk mund të përgjigjem në detaje, por po punojmë për ta bërë ekipin konkurrues. Nuk është e lehtë, vijmë nga një situatë shumë e vështirë ekonomike, po punojmë për ta përmbysur atë dhe atëherë do të mund të kërkojmë blerje të mëdha. Nëse mund të pastrojmë llogaritë, do të jemi në gjendje të bëjmë të gjitha operacionet”.
/GazetaBlic Sport


