Lajme

Kryeziu për rastin e deputetes Vrenezi: Zyrtarët e VV-së të mos ushtrojnë presion mbi drejtësinë, ka mekanizma për të garantuar atë

05/17/2022 18:34
nga:Genita C

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu ka komentuar reagimet e VV-së kundër drejtësisë për rastin e deputetes, Jetmire Vrenezi, ku është dënuar sot me tri vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton GazetaBlic.

Kryeziu thotë se komentet e tilla të politikanëve janë tendencë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Komentet e politikanëve për veprimet e gjyqësorit nuk janë opinione politike, por tendencë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë”, shkruan Kryeziu.

Në anën tjetër, ai thotë se zyrtarët e partisë në pushtet duhet të merren vetëm me politikë dhe të mos ushtrojnë presion mbi institucionet e drejtësisë.

“Ndaj është mirë që politikanët edhe zyrtarët e VV-së të vazhdoni me politikën nëse tashmë bëni politika dhe mos të ushtroni presion mbi institucionet e drejtësisë. Institucionet përgjegjëse dhe legjislacioni ynë, ka mjaft mekanizma për të garantuar drejtësinë”, përfundon Kryeziu në “Facebook”.