Lajme

​Sulmohet një person në rrugën ‘Bill Clinton’

05/17/2022 18:01
nga:Q R

Një person është sulmuar dhe kanosur nga kolegu i tij sot rreth orës 15:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Aktualisht policia ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat e këtij rasti, me qëllim ndriçimin e plotë të ngjarje.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.