Sporti

Dybala nuk do t’i bashkohet Interit, ai do të transferohet tek klubi tjetër i Serie A?

05/17/2022 17:01
nga:L J

Pas ndeshjes së fundit të Dybala në Allianz Stadium në barazimin 2-2 me Lazion, mediat italiane vazhdojnë të shkruajnë për të ardhmen e futbollistit argjentinas.

La Repubblica raporton se Interi nuk është më favorit në garën sulmuesin, përcjell GazetaBlic Sport.

Dybala thuhet se u ka thënë disa tifozëve në stadium se nuk do t’i bashkohej kurrë Interit.

Kështu, Nerazzurët e Simone Inzaghit nuk konsiderohen më destinacioni i preferuar i Dybala-s.

Nga ana tjetër, Roma tashmë është favorit për të transferuar 28-vjeçarin. Mbetet për t’u parë nëse Dybala do të shikojë mundësitë e largimit nga Italia, apo do të vazhdojë karrierën në Serie A.

/GazetaBlic Sport