Sporti

Kylian Mbappe sot do të takohet me drejtuesit e PSG’së, mund të jetë takim deçiziv

05/17/2022 16:17
nga:L J

Kylian Mbappé ka planifikuar të takojë drejtuesit e PSG-së në orët në vijim, për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.

Sipas gazetës spanjolle, Marca, Kylian Mbappe do t’i bashkohet klubit madrilen në fund të kontratës së tij me Paris Saint-Germain. Mediat iberike mund të tregojnë besimin, madje edhe sigurinë e tyre se kjo do të ndodhë, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, sipas FootMercato skenari është krejtësisht i ndryshëm, pasi në fakt bëhet fjalë për një takim të lojtarit me PSG-në që është planifikuar për këtë mbrëmje, me një tjetër takim të planifikuar për nesër.

Klubi francez nuk është dorëzuar ende dhe ende po përpiqet të bindë Mbappe për të qëndruar.

PSG nuk ka arritur ende një marrëveshje me lojtarin për zgjatjen e kontratës. Kjo i ofron një avantazh të vogël Real Madridit për momentin.

/GazetaBlic Sport