Lajme

Njoftim i rëndësishëm për ata që udhëtojnë drejt Shkupit

05/17/2022 15:44
nga:N M

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup ka njoftuar qytetarët Kosovës, se aktualisht është e bllokuar rruga drejt vendkalimit Bllacë – Shkup për shkak të rrëshqitjes së gurëve në vendin e quajtur “Vrazhi Vir”, raporton Gazeta Blic.

Në njoftim thuhet se për shkak të rrëshqitjes së gurëve komunikacioni rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet.

“Gjithashtu në pikat kufitare nuk janë duke i lëshuar makinat të kalojnë në drejtim të Shkupit, deri në zhbllokimin e kësaj rruge”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ish këshilltari i Agim Bahtirit mbron deputeten që u dënua me tri vite burg