Sporti

Pogba tek Juventus, ja detajet e kontratës

05/17/2022 15:46
nga:Mergim Rreci

Pas takimit mes Juventusit dhe përfaqësuesve të Paul Pogba, i cili është në fund të kontratës me Manchester United, shtypi italian po avancon shifrat që janë në tavolinë.

Juventusi do t’i ketë ofruar Pogbas një kontratë trevjeçare me vlerë 7.5 milionë euro në sezon, plus komplemente objektive, shkruan Football Italia, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se, në vitin 2012, Pogba u largua tashmë nga Manchester United për t’iu bashkuar Juventusit si lojtar i lirë, pasi kishte kaluar katër vjet në Torino, para se të kthehej në “Old Trafford”, për 100 milionë euro, në verën e 2016.

/GazetaBlic Sport/