Parlamenti i Finlandës votoi sot në favor të anëtarësimit të vendit në NATO.
188 nga gjithsej 200 deputetët e parlamentit finlandez votuan në favor të vendimit për anëtarësim në Aleancë.
Me këtë vendim, Helsinki i dha fund politikës shumëvjeçare të neutralitetit, gjatë së cilës periudhë Finlanda edhe gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ruajti marrëdhëniet miqësore politike dhe ekonomike se me perëndimin, ashtu edhe me bllokun lindor.


