Sporti

Maldini nervozohet keq me një tifoz të Milanit, ky i fundit bëri një veprim të ‘çuditshëm’

05/17/2022 14:11
nga:Mergim Rreci

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, u zemërua pasi një tifoz derdhi ujë në makinën e tij teksa po përpiqej të largohej nga stadiumi të dielën.

Kishte mijëra tifozë kuqezi në rrugë për të brohoritur lojtarët teksa morën tre pikët kundër Atalantas, të cilat i vendosën ata në prag të një titulli të parë që nga 2010-11, përcjell GazetaBlic Sport.

Dhe ndërsa Maldini po ecte ngadalë nëpër turmën e mbështetësve, një tifoz e zbrazi shishen e tij me ujë në xhamin e përparmë të makinës së ish-mbrojtësit, gjë që shkaktoi një reagim të zemëruar.