Lajme

Ambasada e SHBA-së: Të drejtat e LGBTQI+ janë të drejta njerëzore, jo privilegje

05/17/2022 11:28
nga:Astrit Gashi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka deklaruar se çdo person meriton të jetojë i sigurtë, me dinjitet dhe pa u diskriminuar.

Këtë deklaratë ambasada e bëri më 17 maj, në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, bifobisë dhe transfobisë.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se të drejtat e komunitetit LGBTQI+ janë të drejta njerëzore e jo privilegje.

“Të drejtat e komunitetit LGBTQI+ janë të drejta njerëzore, jo privilegje të veçanta. Dita Ndërkombëtare kundër homofobisë është një mundësi për të reflektuar dhe për të mbështetur komunitetin LGBTQI+”, thuhet në deklaratë.