Portieri Andriy Lunin, 23 vjeç, dëshiron të luajë më shumë dhe, për këtë arsye, ka njoftuar tashmë Real Madridin se dëshiron të kërkojë një ekip ku të ketë më shumë mundësi.
Përballë kësaj situate, merengët tashmë kanë një objektiv: David Ospina, portieri 33-vjeçar i Napolit, i cili është në fund të kontratës, përcjell GazetaBlic Sport.
Ospina është ndër 10 portierët më të mirë në botë dhe, sipas spanjollëve të Marca-s, kolumbiani nuk e përjashton mundësinë që të punojë sërish me Carlo Ancelottin, pas përvojës së tij te Napoli në 2018/2019.



