Premier League vjen sot me një ndeshje shumë interesante, ndeshje kjo që mund të jetë edhe vendimtare për fatin e titullit kampion.
Në “St. Mary Stadium”, Southampton dhe Liverpool do të përballen në xhiron e parafundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Një humbje e mundshme e Liverpool në këtë takim, do të thoshte titull kampion për skuadrën e Manchester City.
Skuadra e Guardiola-s kryeson me 90 pikë, pas 37-të javësh, ndërsa Liverpool qëndron në vendin e dytë me 86-të pikë.
Sfida fillon në ora 21:00, me skuadrën e Brojës që poashtu ka nevojë për një pikë që të zyrtarizojnë qëndrimin në elitë në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpinë e tyre.
/GazetaBlic Sport/


