Sporti

Chiellini e mbyll me Juventusin, kërkon një eksperiencë jashtë Evropës

05/17/2022 08:52
nga:Mergim Rreci

Giorgio Chiellini do të largohet përfundimisht nga skuadra e Juventusit.

Mbrojtësi italian i dha lamtumirën tifozëve në “Allianz Stadium”, duke lënë pas vetës një histori të ndritur tek kjo skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë Chiellini duket se nuk ka ndërmend ta mbyllë me futbollin e luajtur, sepse deklaroi se po merr në konsideratë një tjetër eksperiencë, këtë herë jashtë Italisë.

“Nuk e di çfarë do të bëj. Ndoshta do të marr në konsideratë një ofertë nga jashtë vendit, pasi gjithmonë më ka joshur ideja të luaj në një kampionat tjetër. Do të bisedoj me familjen time dhe besoj se do të vazhdoj, pasi kam ende për të dhënë”, tha Chiellini.

Sipas informacioneve të fundit, ai pritet që karrierëne tij ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në MLS.

/GazetaBlic Sport/