Lajme

Arrestohen katër persona në Ferizaj, rrahën një person

05/17/2022 08:50
nga:G B

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi janë rrahur mes vete, raporton gazeta Blic.

Policia e Ferizajt ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë, ku katër persona kanë sulmuar një 31 vjeçar, si pasojë e një mosmarrëveshje në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘‘Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacionin e policisë katër persona të dyshuar (M/K), të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet M.K ( M/K) i moshës 31 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , dy të dyshuarit me inicialet D.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar dhe RR.T (M/K) 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet G.T (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe D.T (M/K) i moshës 15 vjeçar, lirohen për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’.