Forcat Ajrore të SHBA-së njoftuan se kanë kryer një test të suksesshëm të një arme hipersonike, e cila është pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit, si pjesë e programit “Armët e Reagimit të Shpejtë të lansuara nga ajri”.
Testi u krye pranë brifheve afër Kalifornisë Jugore, kur një aeroplan bombarduesi B-52 lansoi këtë raketë për reagim të shpejtë (ARRW).
“Pas shkëputjes nga avioni, përforcuesi ARRW u nis dhe zgjati për aq kohë sa ne e kishim parashikuar, duke arritur shpejtësi hipersonike pesë herë më të shpejta se shpejtësia e zërit”, tha ushtria amerikane në një deklaratë.
Duke komentuar testin, një zyrtar i lartë i Forcave Ajrore tha se “një ekip shumë i aftë shkroi historinë me lansimin e parë të armëve hipersonike nga ajri”.


