Sporti

Eriksen për të ardhmen: “Kam marrë disa oferta, do të doja të luaja në Champions League”

05/16/2022 16:45
nga:L J

Ish lojtari i Interit, Christian Eriksen ka folur për të ardhmen e tij në futboll, pas përvojës së tij në Brentford.

Fillimisht, lojtari theksoi se nuk mungojnë ofertat, por duhet bërë vetëm zgjidhja më e mirë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kur ka një zgjedhje, hyjnë në lojë faktorë të ndryshëm dhe madje edhe klubet duhet të bëjnë vlerësime. Kam marrë oferta dhe më janë dhënë disa opsione, të cilat sigurisht do t’i shqyrtoj dhe do të marr një vendim në bazë të vlerësimeve që do të bëjmë”, tha ai për mediat ndërkombëtare.

Në veçanti, danezi shprehu një dëshirë për të ardhmen: “Do të doja të luaja sërish në Champions League, por nuk do të jetë kriteri i vetëm për vlerësimin e klubit tim të ardhshëm”.

/GazetaBlic Sport