Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar profesorin e veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hotin, në 23 vjetorin e tij të zhdukjes.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë regjimi që e zhdukur atë në errësirën e krimeve të tyre, sot me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti, përcjell Gazeta Blic.
Krasniqi ka shkruar se për Hotin dhe qindra qytetarë tjerë të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi e përgjegjësi.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot, bëhen 23 vjet nga zhdukja e profesorit e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.
Porfesor Ukshini ishte intelektuali i pazëvendësueshëm që, me zë, shkrime e vepra artikuloi idenë dhe punoi parreshtur për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Me guximin e tij politik, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza intelektualësh e patriotësh shqiptarë.
Fatkeqësisht, për më shumë se dy dekada, i njëjti regjim që zhduki në errësirën e krimeve të tyre edhe profesorin Ukshin, sot, me një tjetër fytyrë, po e mban të fshehur të vërtetën e këtij rasti.
Për zbardhjen e fatit të profesorit Ukshin dhe të qindra qytetarëve tjerë të Kosovës që figurojnë akoma të zhdukur, populli dhe shteti ynë nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari informata, drejtësi dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi.


