Lajme

I moshuari ka një kërkesë interesante nga djemtë e tij që jetojnë në diasporë

05/16/2022 12:23
nga:G B

Përmes rubrikës “Vox”, që është në kuadër të emisionit të mëngjesit në T7, “#Gjesi”, qytetarët kanë treguar se “çfarë kërkojnë nga mërgimtarët për këtë verë”.

Një qytetar u përgjigj duke thënë se “mërgimtarët po na mbajnë”.

Ndërkaq një tjetër iu kërkoi djemve të tij që t’i dërgojnë para.

“Unë i kam dy djem, dhe iu them me pru pare me rregullu shtëpinë. Një shtëpi e kena rregullu vitin e kaluar, ja po e rregullojmë këtë vit, tjetrin mot qashtu edhe me i ndihmu Albinit. Se një kryetar e ka bo nana”, tha qytetari për T7.