Showtime

Bora dhe Donaldi mësyejnë Kosovën së bashku?

05/16/2022 11:14
nga:Genita C

Janë bërë dyshja më e komentuar në gjithë publikun e mediat rozë edhe pse lidhja e tyre ka kohë që ka mbaruar.

Bëhet fjalë për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, shkruan GazetaBlic.

Pas shumë spekulimeve se pas ndarjes ata janë ribashkuar edhe një herë, ka qenë Bora ajo e cila ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet.

Ajo është u shpreh se pas së gjitha sinjaleve që i ka dërguar Donaldi, nuk ka ribashkim mes tyre.

Nga ana tjetër urime të “Kryefjala.com” kanë bërë të ditur se dyshja janë bashkë dhe se moderatorja, Bora Zemani e ka shoqëruar me makinën e saj Donaldin në një koncert që ai ka pasur në Kosovë.

Tutje thuhet se ata janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer./GazetaBlic/