Milan ka arritur fitore të madhe dje ndaj Atalantas.
“Rossonerët” fituan në San Siro me rezultat 2:0 dhe tani kanë “duart mbi titullin” e Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Pioli përgëzoi lojtarët për këtë fitore duke thënë se ky ishte shpërblim për skuadrën e tij.
“Është një vit që na dhuruar emocione. Puna nuk ka mbaruar ende, duhet të bëjmë mirë edhe javën e fundit siç kemi bërë deri tani, me qetësi dhe vendosmëri”, tha fillimisht Pioli.
“Kjo fitore është një shpërblim për të gjithë lojtarët e mi. Ajo që më bën më shumë krenar është disponueshmëria”, përfundoi italiani.
/GazetaBlic Sport.


