Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, ka sinjalizuar zemërim në Moskë për lajmet që Suedia dhe Finlanda duket se janë të vendosur për t’u bashkuar me NATO-n, raporton Sky News.
“Ata nuk duhet të kenë asnjë iluzion se ne thjesht do ta durojmë këtë, duke përfshirë Brukselin, Uashingtonin dhe kryeqytetet e tjera të NATO-s”, tha ai, përcjell Gazeta Blic.
“Do të thotë, niveli i përgjithshëm i tensionit ushtarak do të rritet dhe do të ketë më pak parashikueshmëri në këtë fushë. Është për të ardhur keq që arsyeja e shëndoshë sakrifikohet për disa ide fantazmë se çfarë duhet bërë në situatën aktuale”, shtoi ai.
“Ky është një tjetër gabim i rëndë me pasoja të mëdha, mirë, çfarë të bëjmë, ky është niveli i atyre që marrin vendime politike sot në vendet përkatëse”, deklaroi Ryabkov.
“Ne e shikojmë situatën globale në tërësi, situata, natyrisht, po ndryshon rrënjësisht në dritën e asaj që po ndodh”.
“Fakti që siguria e Suedisë, si Finlanda, si rezultat i këtij vendimi nuk do të forcohet, është plotësisht e qartë për ne”./Gazeta Blic/


