Tashmë është konfirmuar që Suarez do të largohet nga Atletico Madrid.
Suarez tashmë ka njoftuar për largimin nga ‘Wanda Metropolitano’ me të përfunduar sezoni, përcjell GazetaBlic Sport.
“Fichajes” raporton se për uruguaianin janë të interesuara ekipe si Inter, Sevilla dhe Aston Villa.
Suarez mund t’i bashkohet ish-bashkëlojtarëve të tij si: Gerrard (trajner i Aston Villas), Coutinho dhe Danny Ings.
/GazetaBlic Sport/


