Sporti

Zyrtare: Mirel Josa merr drejtimin e ekipit të madh shqiptar

05/15/2022 21:39
nga:L J

Vllaznia ka emëruar pa humbur kohë trajnerin e ri, i cili do të ulet në stol në vend të Elvis Plorit.

Mirel Josa është tekniku i ri i kuqebluve.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithe besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në permbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.