Lajme

41 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit

05/15/2022 20:01
nga:Q R

Në Shqipëri brenda 24 orësh janë kryer 341 testime, nga të cilat, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Deri më tani 261 raste aktive janë në nivel vendi, ndërsa në spital po marrin trajtim 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga ky virus.

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271 mijë e 857 që nga fillimi i pandemisë./TCh