Sporti

Mediat italiane: Perisic do largohet nga Inter, por do qëndrojë në Itali – Juventus i bashkohet garës me Chelsean

05/15/2022 13:28
nga:E K

Inter nuk e ka vazhduar ende kontratën me Ivan Perisicin, ndaj 33-vjeçari i kombëtares kroate mund të ndryshojë klubin këtë verë me parametra zero.

Më herët mediat italiane raportuan se Perisic dëshironte Chelsean, ndërsa tani raportojnë se Juventusi i është bashkuar garës, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazzetta dello Sport shkruan se Perisic kërkon nga Interi gjashtë milionë euro në sezon dhe se klubi i Milanit nuk dëshiron t’i ofrojë aq shumë.

Juventusi raportohet se është gati t’i japë sulmuesit kroat 12 milionë euro në dy vjet dhe mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe për një sezon. Perisic, shkruajnë italianët, do të preferonte të shkonte te Juventusi sesa te Chelsea.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është një fans i madh i kroatit dhe është pro ardhjes së tij në Torino.

Pak ditë më parë, Juventusi humbi 2:4 nga Interi në finalen e kupës dhe Perisic ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe shënoi dy gola. Përveç sulmuesit të Interit, Allegri dëshiron të sjellë edhe Angel Di Maria.

/GazetaBlic Sport/