Sporti

Mourinho siguron fansat: Do vazhdojë ta drejtojë Romën edhe sezonin e ri

05/15/2022 11:31
nga:E K

Kur jemi në përfundim të sezoneve në kampionatet shtetërore, Jose Mourinho u pyet nëse do të vazhdojë te Roma në sezonin 2022/23.

Portugezi sigurojë tifozët se do vazhdojë të drejtojë klubin edhe në sezonin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.

“Sigurisht, kam edhe dy vite në kontratën time. Kështu që do të qëndroj edhe dy vite, pa dyshim”, ka thënë ai për Sky Italia.

Kujtojmë që “Special One” siguroi finalen e Conference League me Romën, ku do përballen me Feyenoord në Tiranë.

/GazetaBlic Sport/