Lajme

Prishtinë: Tre persona ia grabisin postierit veturën, dy telefonat dhe paratë

05/15/2022 08:51
nga:G B

Tre persona kanë grabitur nën kërcënim të armës një postier në fshatin Ballaban të Prishtinës, përderisa ky po kryente punën e tij,

Të dyshuarit ia morën postierit veturën, dy telefonat si dhe të holla, pasditen e së shtunës.

Pas hetimeve nga policia, vetura është gjetur dhe iu është kthyer viktimës.

Ndërkohë, të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, njofton policia.