Këngëtarja e njohur Britney Spears, e cila tregoi në prill se ajo dhe i fejuari Sam Asghari po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku, dha lajmin e hidhur të shtunën se e kishte humbur fëmijën.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë të mrekullueshëm në shtatzëni”, ka postuar ajo.
Ky është një moment shkatërrues për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim më vonë, megjithatë ishim tepër të emocionuar dhe të dëshiruar për të ndarë lajmin e mirë.
Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur.
Ju jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Ne kërkojmë me mirësi, privatësi gjatë këtij momenti të vështirë”, thuhet në mesazhin e çiftit.


