Casemiro mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.
Mesfushori i padiskutueshëm i Merenges, 30 vjeç, ka kontratë deri në vitin 2025, kuotohet 50 milionë euro dhe kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain dhe Juventus, përcjell GazetaBlic Sport.
Casemiro ka shkëlqyer tek skuadra spanjolle, duke fituar numër të madh të trofeve në vitet e fundit.
Ai ka qenë vendimtar edhe në sukseset e skuadrës në këtë edicion, por tashmë mund të ndryshojë skuadër.
/GazetaBlic Sport/


