Lajme

Ukraina në kundërofensivë, rusët po tentojnë të shmangin forcat ukrainase në Izyum

05/14/2022 19:39
nga:Astrit Gashi

Ukraina ka nisur një kundërofensivë jo shumë larg qytetit të Izyumit, ku ata po sulmojnë një vijën kryesore të sulmit rus në Ukrainën lindore, tha guvernatori i rajonit të Kharkivit.

Sipas Reuters, forcat ruse po përpiqen të depërtojnë në jug të Izyumit, duke u përpjekur të anashkalojnë forcat ukrainase që po mbrojnë vijën e frontit lindor, përcjellë Gazeta Blic.

“Drejtimi kah Izyumi ende mbetet ende pjesa më e vështirë. Forcat tona të armatosura kanë nisur një kundërofensivë. Armiku po tërhiqet në disa fronte si rezultat i veprimeve të forcave tona,” tha në mediat sociale guvernatori rajonal, Oleh Sinegubov.