Lajme

Përmes një videoje në Twitter, rusët falënderojnë serbët për mbështetjen e agresionit në Ukrainë

05/14/2022 18:28
nga:Astrit Gashi

“Faleminderit”, “Ne dëshirojmë që t’iu falenderojmë”, dhe “Jemi krenar që vëllazëria me serbët është e fortë” janë disa nga mesazhet që rusët i dërgojnë serbëve me anë të një videoje për këta të fundit si përkrahje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë.

Videoja e publikuar në Twitter thekson se mesazhi është dërguar nga e gjithë Rusia për të falënderuar popullin serb.

Siç dihet, se Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo kishte nisur aksionin ushtarak për të pushtuar Ukrainën.