Sporti

Ancelotti: Hazard dëshiron të qëndrojë në Real Madrid

05/14/2022 14:11
nga:E K

Eden Hazard do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid.

Belgu dëshiron që të jetë në skuadrën e “Los Blancos” pasi ka ende kontratë dhe nuk dëshiron të largohet, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht zërave që Hazard mund të largohet, këta zëra janë mohuar pasi Ancelotti tha se Hazard dëshiron të qëndrojë në Bernabeu.

“Ne nuk kemi folur për këtë, por plani i Eden Hazard është i qartë: ai dëshiron të qëndrojë me ne sezonin e ardhshëm sepse dëshiron të tregojë të gjitha cilësitë e tij. Për mua është më se e miratuar”, tha italiani.

/GazetaBlic Sport/