Sporti

Coutinho ka pranuar reduktim ‘drastik’ të pagës për të qëndruar te Aston Villa

05/14/2022 13:49
nga:E K

Coutinho është zyrtarisht lojtari i Aston Villas pasi kompletoi kalimin e tij permanent te skuadra angleze nga Barcelona.

Aston Villa ka paguar 20 milionë euro për transferimin e brazilianit nga Barcelona, shkruan GazetaBlic Sport.

“Magjiku i vogël” i cili dështoi të gjejë formën e tij më të mirë te Barca, ka pranuar reduktim drastik të pagës së tij për të qëndruar te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard.

Coutinho ka reduktuar pagën e tij në 70 përqind nga 550 mijë euro që merrte në javë te Barca, në 147 mijë te Aston Villa.

/GazetaBlic Sport/