Real Madrid është e bindur t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit kroat, Luka Modric.
Fabrizio Romano raporton se çështja e rinovimit të tij është vetëm punë kohe, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori kroat ka vazhduar formën e tij të mirë duke qenë krucial në ndeshjet e këtij sezoni për “Los Blancos”.
36 vjeçari poashtu është i bindur për të vazhduar kontratën me spanjollët.
/GazetaBlic Sport/


