Sporti

Canavaro pretendeti kryesor për stolin e trajnerit të Espanyol

05/13/2022 15:48
nga:E K

Espanyoli gjatë ditës së sotme ka shkarkuar trajnerin e tyre Vicente Moreno për shkak të rezultateve jo të kënaqshme.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, i vendosur të largohet nga klubi është edhe drejtori sportiv, Rufete.

Në këtë valë largimesh, po mendohen zëvendësime të shpejta, sidomos për postin e trajnerit.

Ndër emrat më të përfolur është italiani, Fabio Canavaro.

Ish-mbrojtësi po konsiderohet si ideali për pozitën e drejtuesit të skuadrës, por që ende nuk ka marrë ndonjë ftesë speciale për këtë post.